Man. United në kërkim të vazhdimësisë

Man. United në kërkim të vazhdimësisë

0
SHPËRNDAJE

Në teatrin e ëndrrave pëlqejnë të ëndërrojnë dhe falë ëndrrave gjithmonë shpresojnë, ndaj momenti negativ i Man.UTD në “Old Trafford” besojnë se është thjeshtë dicka kalimtare. Me Jose Mourinhon në stol humori te djajtë e kuq është një përzierje mes trishtimit për pikët e lëna por dhe besimit se shumë shpejt gjërat do të fillojnë të ndryshojnë duke marrë rrjedhën e tyre normale për një klub të tillë, atë të fitoreve. Në shtëpinë e Man.UTD sot do të zbresë në fushë Tottenham Hotspurs, që aktualisht është një pozicion më lartë në renditje dhe ka gjashtë pikë më shumë. 3 barazimet e fundit radhazi në kampionat në shifrat 1-1 kanë treguar se United luan por vuan dhe nga një lloj ndrojtjeje përpara portës. Zllatan është rikthyer duke shënuar, por mungojnë golat e tjerë të skuadrës dhe për këtë Mourinho ka nevojë që të gjithë të bëjnë protagonistin ndaj nënkampionëve të sezonit të shkuar. Tottenham e ka nisur disi ngadalë sezonin por me kalimin e javëve e ka rimarrë veten dhe tashmë për disa kohë mund të mendojë vetëm për kampionatin. Harry Kane është rreziku kryesor dhe kryegolashënues me 7 gola ndaj në mbrojtje, djajtë e kuq i druhen pikërisht atij. Man.UTD në 10 ndeshjet e fundit ka humbur vetëm një sfidë atë me Fenerbahcen në Europa League por ka barazuar shumë, dhe pikërisht këto barazime e kanë penalizuar dhe në klasifikim. Tottenham në krahun tjetër nuk ka patur një marrdhënie të mirë me golin por në mbrojtje shkëlqen, duke qenë absolutisht reparti më i mirë në Premier League. Për më tepër kjo sfidë shfaq dhe rivalitetin mes klubeve të Manctesterit dhe atyre londineze, me Tottenhamin që si e tillë kërkon të mbajë lartë flamurin e kryeqytetit në një tjetër duel mes dy qyteteve të mëdha por mbi të gjitha dy superfuqi në futbollin anglez në vitet e fundit.

Burimi: supersport.al