Asnjë gjurmë nga Klemend Balili, policia i gjen 2 armë në banesë

Asnjë gjurmë nga Klemend Balili, policia i gjen 2 armë në banesë

0
SHPËRNDAJE

BaliliPolicia e Shtetit, e angazhuar që prej ditës së djeshme për kapjen e të shumëkërkuarit Klemend Balili, mbi të cilin rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, nuk kanë mundur të bien në gjurmët e 44-vjeçarit me gjithë kontrollet e kryera në banesën e tij dhe disa banesa përreth ku dyshohej se personi i frekuentonte.

“Në kontrollet e kryera në banesat e shtetasve B. B dhe Kelmend Balili janë sekuestruar dy armë gjahu gjysmë automatike (shotgan) dokumentacioni i të cilave është në proces verifikimi nga ana e Komisariatit të Policisë Delvinë”, bën me dije policia.

Gjatë këtij operacioni është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Berti Dosti, 36 vjeç, banues në Stjar të Delvinës, pasi është kapur në flagrancë me një armë zjarri tip Zastava të kalibrit 7,65 mm në automjetin të markës Volvagen Golf -5 në përdorim të tij.

“Policia e Shtetit do të vijojë intensivisht punën dhe kërkimet për kapjen dhe vënien përpara drejtësisë të shtetasit Klement Balili dhe çdo individi tjetër i cili mund të bëhet pengesë ligjore në kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

11 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com