“Flisni për varfërinë, por fëmijët tuaj thyejnë rrjetet sociale me foto luksi”

“Flisni për varfërinë, por fëmijët tuaj thyejnë rrjetet sociale me foto luksi”

0
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka quajtur opozitën në parlament hipokrite, duke thënë se e enjtja është kthyer në ditën e sportit të hipokrizi.

Tahiri iu ka kujtuar deputetëve demokratë fundjavat jashtë vendit dhe fëmijët me foto luksi, ndërsa sipas tij në parlament flasin për varfërinë.

Por ministri i Brendshëm nuk ka përmendur emra. Ai tha se opozita flet për gjithçka përveç se për buxhetin.

“Sa më shumë të shpifni ju aq më shumë ka mundësi ka të dalë nga ky parlament e vërteta. Sot flasim për buxhetin e vitit tjetër dhe në çdo parlament ka pasur plot debate që zgjasin me ditë dhe javë, për ta bërë buxhetin më të mirë dhe funksional. Por kërkund dhe kërkund vërtetë mua nuk më ka hasur që një opozitë edhe ditën kur debatohet buxheti për shqiptarët të errësohet aq shumë sa të shpifë. Kjo sepse hipokrizia është kthyer në sport, në sportin e së enjtes. E enjtja dita e sportit të hipokrizisë. Çdo të enjte flitet për varfërinë, por të premten ka ca që ikin për fundjavë jashtë vendit. Ka ca të tjerë që fëmijët thyejnë rrjetin me foto luksi”, tha Tahiri.

Ai akuzoi opozitën se ishte qeveria që zhyti vendin në borxh dhe dha padrejtësi për të gjithë.

“Në llumin e padrejtësisë ju fitoni! Jeni kampionët e padrejtësisë. Jeni qeveria e kaluar që zhytët vendin në borxh. Padrejtësi për të gjithë, në tutelën dhe mbështetjen tuaj, të ish-qeverisë deri tek qytetari i fundit i Shqipërisë”, tha Tahiri.

Burimi: tiranaobserver.al