Morata i dhuron Realit kreun e renditjes

Morata i dhuron Realit kreun e renditjes

0
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit përfitoi nga humbja e Atleticos ndaj Sevillas për t’u ngjitur në krye të klasifikimit në La Liga, pasi arriti të mposhtte 2-1 Atletic Bilbaon në “Santiago Bernabeu”. Los Blancos vuajtën shumë përballë skuadrës baske, megjithatë në fund morën maksimumin e mundshëm nga kjo sfidë me suksesin që erdhi nga stoli.

Në minutën e shtatë Isco ftoi në goditje Benzemanë, që shumë pranë zonës së portierit bëri më të thjeshtën, me topin që përfundoi në rrjetë

Një shpërqendrim në mbojtjen madrilene  në minutën e 27 u shfrytëzua nga Sabin që nuk fali i pambuluar në zonë.

Goli që u dha fitoren Los Blancos u realizua nga Morata në të 83-ën, vetëm 8 minuta pasi sulmuesi spanjoll kishte zëvendësuar Benzemanë.

Navas  bëri mrekullinë në të 85-ën, pas gabimit të Varanne, ndërsa në sekondtat e fundit të kohës shtesë Ronaldo përballë Iraizoz u tregua egoist, duke humbur një rast të pastër, ndërkohë që mund të bënte më të thjeshtën duke pasuar për Moratan.

Burimi: supersport.al