Partizani ikën me barazim nga Europa League

Partizani ikën me barazim nga Europa League

0
SHPËRNDAJE

Partizani barazon 0-0 me Krasnodarin në Elbasan Arena dhe del jashtë Europa Leagues. Askush nuk priste që pas humbjes 4-0 në ndeshjen e parë të kuqtë të bënin mrekullinë, por thjesht të dilnin me nder nga kompeticioni. Diferencat në cilësi ishin të dukshme edhe në këtë përballje të dytë, por falë formës së jashëtzakonshme të Alban Hoxhësm Partizani shmangu një tjetër humbje.  Me largimin e Renato Arapit drejt Bolusoprit, Adolfo Sormani ishte i detyruar të bënte ndryshime në pozicionimet e futbollistëve. Fejzullahu u aktivizua në krahun e majtë të mbrojtjes, Ibrahimi në të djathtëm ndërsa në qendër dyshja Atanda – Krasniqi. Ylber Ramadani si gjithmonë para mbrojtjes, Batha dhe Trashi gjithashtu në mesfushëm ndërsa Vila dhe Torrasa ishin në mbështetje të Ekuban. Gjatë pjesës së parë loja ishte disi e ekulibruar, me Torrasën që merrte iniciativën nnga e majta, por mungonte rrezikshmërina në portën e Sinitsyn. I pafat Ylber Ramadani, që u detyrua të largohej i dëmtuar nga fusha në minutën e 22-të për t’i bërë vend italianit Bertoni. Krasnodari afantazhit të katër golave të ndeshjes së parë, nuk harxhoi energji të kota, madje në minutën e 33 dy pritje të njëpasnjëshme të Hoxhës e mbajtën të pandryshuar rezultatin.

Pjesa e dytë kishte të njëjtën panoramë por Partizanit iu dha një mundësi e mirë me një goditje dënimi në të 51-ën, por Batha nuk shënjestrin si duhet portën.

Në të 63-n Hoxha kryen një tjetër pritje vendimtare ndaj Akhmedov, ndërsa një minutë më pas Sormani hedh në fushë Bardhin në vend të Fejzullahut.

Kundërsulm i shpejtë i skuadrës ruse në të 66-ën, por Torpinski në momentin e fundit godet jashtë.

Trashi i dëmtuar ia lë vendin të riut Vatnikaj në të 74-ren, por faza sulmuese e Partizanit sërish lë për të dëshiruar. Nuk befasohet Hoxha përballë Petrov në të 80-ën, ndërsa në kohën shtesë portieri i të kuqve reagoi mrekullisht pas dy goditjeve të njëpasnjeshme të futbollistëve të Krasnodarit, të cilët e dominuan edhe takimin e dytë, por pa mundur të shënojnë në portën e të kuqve. Mbyllet këtu aventura e Partizanit në Kupat e Europës. Një eksperiencë e shkëlqyer që duhet të shërbejë si pikënisje për një sezon fantastik, në fund të të cilit 15 herë kampionët e Shqipërisë do të synojnë festojnë pas 24 vitesh titullin kampion.

Burimi: supersport.al