Olimpik Lyon triumfon ndaj Caen

Olimpik Lyon triumfon ndaj Caen

0
SHPËRNDAJE

Olimpik Lion fitoi 2-0 ndaj Caen në javën e dytë të Ligue 1. Një fitore që i jep skuadrës së Bruno Genesio tre pikë me peshë që e mbajn në krye të klasifikimit në pritje të rezultatëve të rivalëve. Ishte një ndeshje e vendosur në një pjesë të parë të dominuar nga vendasit. Tolsio në minutën e 14, dhe Alexnadre Lacazette disa herë ju afruan golit por pa mundur të gjejnë deri sa pas gjysmë ore lojë Ivan Santini i bëri vendasve një dhuratë me një faull me dorë brenda zonës. Arbitri akordoi 11-metërshin dhe këtë herë nga pika e bardhe Lacazzette nuk mund të falte duke ndëshkuar portierin Vercoutre.

Dominimi i Lion vazhdoi dhe Caen ishte me fat që e mbylli pjesën e parë me vetëm një gol disavantazh. Në të dytën miqtë ishin pranë realizimit të befasisë me goditjen e Yann Karamoah që u ndal vetëm nga tranversa. Disi më mirë Caen në pjesën e dytë por gjithsesi ishte shumë pak për të kontrastuar rrjedhshmërinë e lojës së Lion që fitoi edhe një tjetër 11-metërsgh në fundin e shtesës këtë herë për një faul te Ben Yosseg me LaCazzete që sërish nuk gaboi duke vulosur shifrat në 2-0 me golin e tij të pestë në dy takimet e para të kampionatit , një nisje aspak keq në garën për titullin e kryegolashënuesit.

Burimi: supersport.al