Ja si ndikon birra në flokët tuaja

Ja si ndikon birra në flokët tuaja

0
SHPËRNDAJE

Për të mbajtur flokë të shëndetshëm, të shkëlqyeshëm dhe të bukur në çdo kohë, duhet të ushqehesh mirë, të flesh mirë, por edhe t’i trajtosh ato herë pas here me produkte natyrale.

Një ndër elementët që ndikon shumë në përmirësimin e shëndetit të flokëve, është birra.

Larja e flokëve me birrë do t’i bëjë ata më të butë e më të shëndetshëm, duke u falur edhe një shkëlqim të natyrshëm.

Birra është e pasur me shumë proteina, të cilat ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokëve dhe në rritjen e tyre. Birra më e mirë dhe më e përshtatshme është ajo tradicionale, por mund të përdorësh çdo lloj tjetër birre.

Ja si ta përdorësh:

Përzieje birrën me mjaltë dhe ujë, për ta bërë funksionin pak më të fortë. Lyeji flokët me masën e përftuar dhe me pas shpëlaji me ujë të ngrohtë. Përdore këtë masë një herë në javë dhe pas disa përdorimesh, do të vësh re që floku ka ndryshuar pamje. Është më i shëndetshëm, më i butë dhe plot shkëlqim.

Burimi: citynews.al