Xiaomi prezanton Mi 5, smartphone me specifika premium por me çmim të...

Xiaomi prezanton Mi 5, smartphone me specifika premium por me çmim të ulët | VIDEO

0
SHPËRNDAJE

Një njoftim i madh i Kongresit Botëror të Telefonave ishte dhe Xiaomi Mi 5, për kompaninë ky i pari smartphone i një cilësie të lartë i përhapur botërisht.

I prezantuar deri në detajet më të vogla nga CEO i kompanisë Hugo Barra, smartphoni i ri vazhdon traditën e Xiaomi duke ofruar pajisje të një cilësie të lartë me një çmim të ulët, shumë më të ulët sesa pajisjet e ngjashme të ofruara nga Samsung dhe Apple.

Mi 5 vjen me disa variante, të cilët të gjithë kanë proçesor Snapdragon 820, një kamera 16MP, një kamer frontale 4MP dhe bateri 3,000 mAh.

Edhe pse variantet e ndryshme të pajisjes kanë pak a shumë projektim të ngjashëm,  paksa si Samsung S7 Edge, i përkulur në skaje dhe i sheshtë përpara, varianti 32 GB dhe ai 64GB kanë pjesën e mbrapme të qelqtë ndërsa kryesuesi i kësaj linje, Mi 5 Pro 128 GB ka pjesën e mbrapme prej qeramike. Mi 5 Pro ka gjithashtu 4 GB RAM, ndërsa versionet më të lira kanë 3 GB RAM.

Karakteristika të tjera përfshijnë kamerën 4-axis me stabilizues të imazhit optik, teknologjia më e mirë në këtë biznes -tha Barra,  mbështetje të NFC, teknologji Quick Charge 3.0 (Ngarkim i shpejtë) i cili ofron 20% karikim më të  shpejtë se ajo që ofronte teknologjia e brezit të kaluar dhe një lexues për shenjat e gishtave që funksionon dhe si butoni Home, shumë i ngjashëm në madhësi dhe formë me atë të Samsung.

Smartphoni peshon 129 gram dhe duket shumë i lehtë në dorë. Ai shumë i hollë dhe ekrani është shumë i dukshëm dhe në kushte të dritës së drejtpërdrejtë, kjo falë teknologjisë Sunlight Display të Xiaomi, i cili rregullon kontrastet për çdo pixel në kohë reale. Në përgjithësi, edhe pse ajo ende mbetet pas produkteve të reja të Samsung në drejtimin e faktorit “uau”, padyshim që ky duket si një telefon Premium.

Barra tha se Mi 5 do të jetë smartphoni i parë Snapdragon 820 të cilin mund ta blini realisht pasi ai do të jetë i vlefshëm në 1 Mars në Kinë dhe më vonë në të gjitha tregjet e tjera. Për ta krahasuar, Samsung S7 dhe S7 Edge, të cilët gjithashtu do kenë procesor Snapdragon 820, do të jenë të vlefshëm për paraporosi që nga 11 Marsi.

Artikulli paraprakFoto/Paguan 400 $ në muaj për të jetuar në dollap
Artikulli tjetërSi të mbroni flokët nga dielli dhe uji me klor i pishinave?