Si të mbroni flokët nga dielli dhe uji me klor i pishinave?

Si të mbroni flokët nga dielli dhe uji me klor i pishinave?

0
SHPËRNDAJE

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Doni të shkoni në pishina por keni frikë se mos uji me klor do t’ju dëmtojë flokët?

Ja disa truke të thjeshta për mbrojtjen e flokëve nga dielli dhe klori, të zbuluara nga ekspertët e bukurisë.

I lyeni me vaj

Një ndër vajrat më të përdorur si produkt bukurie, vaji i kokosit, shërben edhe për mbrojtjen e flokëve nga klori. I lyeni flokët me vaj kokosi para se të hidheni në pishinë. Ajo krijon një barrierë rrëshqitëse midis fijeve të flokut dhe klorit të dëmshëm.

I lani fillimisht flokët me ujë të pastër

Shkoni tek dushi më i afërt publik që gjeni tek pishina ose në plazh dhe i lagni flokët para se të notoni. Ky truk ndihmon që flokët të përthithin më pak klor ose kripë deti, nëse po laheni në det.

Pasi t’i dilni nga uji i lani sërish flokët me ujë të pastër.

Përdorni mbrojtës dielli për flokët

Ashtu si lëkura që ka nevojë për mbrojtje nga dielli, edhe flokët kanë nevojë gjtihashtu. Blini në farmaci produkte për mbrojtjen e flokëve nga dielli dhe klori, që kanë filtra UVA dhe UVB.

I kapni flokët sipër

Mënyra si i stiloni flokët kur jeni në pishinë ose plazh ka një efekt shumë të madh në mirëmbajtjen e tyre. Përpiquni të mbani kokën dhe flokët sipër ujit sa më shumë të jetë e mundur. Mund t’i kapni flokët bishtalec, tupak ose të vendosni një kapele për ujë.

I lani flokët me shampon e duhur

U kthyet nga pishinat, jeni të lodhur dhe gjithçka që doni është të merrni një sy gjumë? E kuptojmë. Por duhet t’i rezistoni këtij tundimi dhe të laheni menjëherë pasi të ktheheni nga pishinat ose plazhi.

Shampoja që përdorni për larjen e flokëve e lyer ka gjithashtu shumë rëndësi. Ngjyra të ndryshme të flokëve kërkojnë shampo dhe zbutësit e duhur  për mbrojtjen e tyre.

Burimi: Glamour / http://shendeti.com.al/

 

Burimi: shendeti.com.al