Rrjeti 5G duket se është akoma vite larg..

Rrjeti 5G duket se është akoma vite larg..

0
SHPËRNDAJE

Kur bëhet fjalë për 5G-në, gjenerata e re e aksesit në internetin mobile, jemi pak skeptik. Nuk po themi se 5G-ja nuk do të mbërrijë kurrë por jemi të sigurtë se kjo nuk do të ndodhë nesër siç pretendojnë disa kompani të telekomunikacionit. Axhenda më e prekshme e 5G-së është mbërritja rreth 2020-tës. Megjithatë gjatë Kongresit Mobile Botëror prodhuesit e paisjeve dhe kompanitë e telekomunikacionit manifestuan një besueshmëri të pashoq duke planifikuar ta tejkalojnë këtë afat me vite. Përdorshmëria e 5G-së akoma nuk është përcaktuar. Sigurisht që ka për të qenë më e shpejtë se 4G LTE por sa? Si do ofrohet? Si do të adoptohen paisjet dixhitale me këtë teknologji super të shpejtë? Të gjitha këto pyetje akoma skanë marrë përgjigje.

Deri kur të përcaktohen standartet e 5G-së, e shumta që industria mund të bëjë janë eksperimentet. Do të ishte i pakuptimtë implementimi i kësaj teknologjie e cila nuk funksionon me një pjesë të madhe të paisjeve gjersa të adoptohen standartet. “Askush nuk e di se si do të jenë standartet e 5G-së,” tha Lee Youngso, analist tregu pranë IDC-së. Shumë pak hapa janë ndërmarrë në drejtim të përcaktimit të standarteve. “Kemi nevoja të rivlerësojmë llojet e shërbimeve që kanë nevojë për qasje në teknologjitë 5G.”

Rast konrekt është tregu amerikan i telekomunikacionit i cili duket të jetë më i “zhurmshëm” në këtë drejtim ku disa kompani pretendojnë ta ofrojnë këtë shërbimit që vitin e ardhshëm. Edhe pse kompanitë atje po testojnë rrjetet e tyre 5G, të jemi të sinqertë kjo duket më shumë se reklamë. Verizon është kompania amerikane e cila pretendon të jetë afër finalizimit të rrjetit. Rivalët e saj nëse do të ishin pranë ndërtimit të një rrjeti të tillë nuk do të ngurronin të ngrinin këmbanat e alarmit. Edhe sikur ta besonin përsëri nuk do të heshtnin. E ardhmja e rrjeteve 5G do të jetë 100 herë më e shpejtë sesa rrjetet më të shpejta në dispozcion sot. Por juve do tu duhet të prisni më gjatë përpara se ta shijoni.


Burimi: vetemtech.com