Prezantohet iPhone SE: specifikat e iPhone 6S me dizajnin e iPhone 5S...

Prezantohet iPhone SE: specifikat e iPhone 6S me dizajnin e iPhone 5S | Çmimi 399$

0
SHPËRNDAJE

Apple prezantoi më në fund smartphonin e shumëpërfolur iPhone SE me ekran 4 inç. Ai përmban një dizajn identik me iPhone 5s, por me çipin e fundit A9 me dy bërthama 1.85GHz dhe GPU me gjashtë bërthama PowerVR GT7600.

201601screen-shot-2016-03-21-at-1.33.52-pmjt

Ekrani 4 inç ka rezolucion 1136×640 me densitet 326ppi. iPhone SE përmban gjithashtu teknologjinë Retina Flash, që e bën ekranin tre here më të ndriçueshëm kur shkrepet një selfie.

Ai ka kamera iSight 12-MP, ashtu si iPhone 6s dhe 6s Plus. Kjo kamerë mund të regjistrojë video me rezolucion 4K. Ndërsa kamera frontal është 1.2-MP me veçorinë Retina Flash.

201601screen-shot-2016-03-21-at-1.37.57-pmjt

Dizajni i iPhone SE është praktikisht i njëjtë me iPhone 5s, por butoni kryesor është më inteligjent me teknologjinë Touch ID dhe sistemin e pagesave Apple Pay. Sa i përket përmasave, ata janë të njëjta me ato të iPhone 5s, dhe peshon 113 gramë.

Pjesa më mirë e iPhone SE është çmimi, ai fillon nga 399 dollarë për versionin me 16GB memorie të brendshme dhe 499 dollarë për versionin me 64GB hapësirë.

Sa i përket autonomisë së tij, ky smartphone ka një bateri prej 1642mAh por ajo që nuk dimë ende është sasia e RAM-it qe do të mbështesë këtë terminal.

Porositjet për iPhone SE do të nisin me 24 mars, ndërsa shitjet do të nisin më 31 mars. Ai do të ofrohet në katër ngjyra të ndryshme: ari, gri, argjendi dhe rozë.

apple-iphone-se-00

Burimi: vetemtech.com