Microsoft sjell Windows 10 për disa nga smartphonet e tij të vjetër

Microsoft sjell Windows 10 për disa nga smartphonet e tij të vjetër

0
SHPËRNDAJE

Pas një vonese prej disa muajsh, Microsoft më në fund ka lëshuar Windows 10 për disa nga pajisjet e saj të vjetra.

Windows 10 Mobile, versioni më i ri i operimit nga Microsoft po fillon të përdoret në më shumë se një duzinë smartphonesh. Ky përditësim vjen si një lajm mirëseardhje për pajisjet me sistem Windows Phone 8.1, por jo të gjitha pajisjet e vjetra Windows Phone do të mbështesin këtë përditësim.

Lista e plotë e pajisjeve përfshin: Lumia 1520, 930, 640, 640XL, 730, 735, 830, 532, 535, 540, 635 1GB, 636 (1GB), 638 (1GB), 430, 435, BLU Win HD w510u, BLU Win HD LTE x150q dhe MCJ Madosma Q501. Microsoft ka gjithashtu një aplikacion UpdateAdvisor i cili do t’ju njoftojë nëse ju mund të bëni përditësimin.

Çuditërisht, disa pajisje që ishin të lejueshme kur u lëshua fillimisht Windowss 10 si pjesë e programit Insider të Microsoft-it nuk janë të përfshira në përditësimin e tanishëm. Nuk është ende e qartë nëse Microsoft ka në plan ta bëjë përditësimin të vlefshëm për më shumë pajisje, edhe pse kompania vë në dukje se disa pajisje nuk do të mund ta bëjnë kurrë përditësimin.

“Ndërkohë që Windows 10 ofron përmirësime të reja të rëndësishme, disa pajisje të vjetra nuk arrijnë të përmirësohen suksesshëm pa një ndikim në eksperiencën e përdoruesit,” ka thënë Microsoft. “Qëllimi ynë është të ofrojmë Windows 10 për pajisjet për të cilat ne jemi të sigurt që do të ofrojnë një eksperiencë të mirë për përdoruesin.”

Burimi: vetemtech.com