Kontrata e re e Hysajt, klauzolë 50 mln Euro

Kontrata e re e Hysajt, klauzolë 50 mln Euro

0
SHPËRNDAJE

Elseid Hysaj zhvilloi një tjetër ndeshje të mirë me Napolin në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Mbrojtësi kuqezi u aktivizua titullar në miqësoren ndaj Monacos në San Paolo e fituar 5-0 nga skuadra e Sarrit. 22-vjercari, tashmë i padiskutueshëm në rolin e tij, nuk pati shumë punë në krahun e tij, pasi Napoli e dominoi në cdo drejtim sfidën. Ndaj francezëve shkëlqeu Manolo Gabiadini, i cili realizoi 4 nga 5 golat e takimit, tre vetëm në pjesën e parë, ndërsa Allen vulosi fitoren e thellë të vendasve 2 minuta pasi Gabiadini kishte shënuar për herë të fundit.

Sarri e mbajti Hysajn në fushë deri në minutën e 57 të pjesës së dytë, duke e zëvendësuar me Maggion. Në një prononcim për mediat italiane, futbollisti shkodran u shpreh se nuk është pak për një skuadër si Napoli që të dominojë ndaj një kundërshtari me eksperiencë të madhe edhe në Champions League. Ai theksoi se të besuarit e Sarrit janë përmirësuar shumë si nga ana fizike edhe psikologjikisht. Pasi rezervoi fjalët më të mirë për Manolo Gabiadinin, i cili do të ketë për detyrë që të harrohet sa më shpejt Gonzalo Higuain, Hysaj siguroi të gjithë tifozët se ka arritur marrëveshjen me klubin për rinovimin e kontratës. Ai shtoi se është përshtatur shumë mirë edhe me ambientin në këtë qytet, ka ka marrë edhe një shtëpi, pasi dëshiron ta veshë sa më gjetë këtë fanellë.

Burimi: supersport.al