Ja çfarë duhet të dini rreth HTC M10

Ja çfarë duhet të dini rreth HTC M10

0
SHPËRNDAJE

Smartphoni më i ri HTC M10 mund të duket familjar nga jashtë por është koha të harroni çdo gjë që dini mbi telefonat HTC dhe të përgatiteni për diçka të freskët dhe të re. Pavarësisht të gjitha thashethemeve dhe rrjedhjeve të informacionit, HTC M10 mund të jetë smartphoni më surprizues i vitit.

Le ta fillojmë nga fundi: HTC M10 (HTC 10) është i vlefshëm për para-porositje në SHBA që nga data 12 Prill, për 699.99 dollarë dhe dërgesat do të fillojnë në Maj.

Sa për vet telefonin, ai paraqitet i gjithi prej xhami dhe alumini që është i ngjashëm me serisë M të HTC-së, por më i rafinuar. HTC M10 fuqizohet nga një proçesor Snapdragon 820 dhe përmban një ekran 5.2-inç Quad HD, 32GB hapësirë dhe mbështetje për microSDXC deri në 2TB, 4GB RAM, dhe një bateri të madhe 3,000mAh që HTC thotë se do zgjasë dy ditë me një ngarkim, dhe një kamerë 12-megapixel e cila mori rezultatin më të mirë që DxOMark i ka dhënë ndonjëherë një kamere smartphoni.

Kryevepra e re telefonike HTC është gjithashtu telefoni i parë inteligjent që përmban stabilizim optik të imazhit në kamerën e përparme përveç kamerës së pasme, dhe është telefoni i parë Android që mbështet Apple AirPlay.

Karakteristikat e plota të HTC M10 i keni mëposhtë:

  • PËRMASAT: 145.9 x 71.9 x 3.0 – 9.0 mm
  • PESHA : 161g
  • EKRANI: 5.2-inç, Quad HD ((2560 x 1440 pixel, 564 pixel për inc) Super LCD 5
  • PLATFORMA: Android ™ 6 me HTC Sense™
  • PROCESORI: Qualcomm® Snapdragon™ 820, Katër bërthama, 64-bit, deri në 2.2Ghz
  • MEMORIA: Hapësira totale 32GB ose 64GB
  • RAM: 4GB
  • Hapësira e zgjerueshme: microSD deri në 2TB
  • KAMERA KRYESORE: 12MP HTC UltraPixel 2, auto-fokusim laser, ndijor BSI, Stabilizim Optik të Imazhit (OIS).
  • KAMERA E PËRPARME: 5MP, auto-fokusim, ndijor BSI, Stabilizim Optik të Imazhit (OIS)
  • BATERIA: Kapaciteti: 3000mAg
  • Koha në bisedë në 3G/4G: deri në 27 orë
  • Koha në Stand BY në 3G/4G: deri në 19 ditë
  • Koha e ngarkimit: deri në 50% në 30 minuta

htc-10-5


Burimi: vetemtech.com