iPhoneve po u vjen fundi ?

iPhoneve po u vjen fundi ?

0
SHPËRNDAJE

Apple do të vazhdojë uljen e prodhimit të iPhonëve deri në fund të muajit qershor, dhe duket se shkaku janë shitjet e dobëta.

Gazeta e përditshme “Nikkei” pohon se Apple ka njoftuar të gjithë sektorët për planin e uljes së prodhimit.

Kjo gazetë gjatë muajit janar kishte raportuar se gjiganti amerikan ka ndalur me 30 për qind prodhimin e iPhone 6s dhe 6s Plus, por pritej që prodhimi t’i kthehej gjendjes normale gjatë pranverës. Apple, sipas “Nikkei”, nuk e ka ndërmend të prodhojë iPhone SE.

Apple ka paralajmëruar furnizuesit në Japoni dhe në shtetet tjera që të shesin vetëm telefonat që u kanë mbetur, thuhej në raportin e “Nikkei”-it. Megjithatë, pas gjithë këtyre raportimeve, duket se kjo gazetë nuk ka marrë ndonjë koment nga Apple.

Burimi: vetemtech.com