iPhone SE prezantohet nesër | Çfarë duhet të presim ?

iPhone SE prezantohet nesër | Çfarë duhet të presim ?

0
SHPËRNDAJE

Smartphoni i pritur që do të njoftohet në ngjarjen e Apple neser më 21 Mars, nuk do të jetë një ri-projektim radikal, sipas raportimeve. Ka dy skenarë për projektimin fizik. I pari, do të duket si një version i vogël i iPhone 6, me buzët e tij të buta, të rrumbullakosura. I dyti, skenari që ka më shumë të ngjarë të jetë real, në pjesën e jashtme do të ketë buzë më të rrumbullakosura se iPhone 5s, por do të jetë i ngjashëm me 5s. Kjo sepse ai pritet të jetë një zëvendësues direkt për 5s-ën aktuale, i cili thuhet se nuk do të shitet më kur të lëshohet SE.

Një nga aspektet më interesante të SE është ri-theksimi nga Apple i telefonit 4-inç. Ndërkohë që konsumatorët dynden te smartphonet e mëdhenj 5.5-inç si iPhone 6s Plus dhe Galaxy S7 Edge, Apple po teston ‘ujërat’ për të parë nëse ka ende interes nga konsumatoret për smartphonet e vegjël dhe të lirë.

Brenda SE

Brendësia e SE është ajo që duhet të jetë më interesante. Përmirësimi i brendësisë mund të përfshijë një proçesor të ri Apple, një chip NFC (Near Field Communication) i nevojshëm për Apple Pay, dhe një kamera të re. Edhe pse specifikimet ekzakte nuk janë të qarta, kamera e pasme pritet të ketë një përmirësim.

Çmimi

iPhone 5s fillon me çmimin 450 dollarë për versionin 16GB dhe 500 dollarë për 32Gb. SE mund të mbajë të njëjtat çmime, por duke anashkaluar 32GB dhe duke kaluar direkt në versionin 64GB duke mbajtur të njëjtin çmim.

Burimi: vetemtech.com