Foto/Paguan 400 $ në muaj për të jetuar në dollap

Foto/Paguan 400 $ në muaj për të jetuar në dollap

0
SHPËRNDAJE

Në pamundësi për të jetuar në një apartament me qira në San Francisko, një 25-vjeçar vendosi që të jetojë në një dollap. Kutia e ndërtuar nga pronari i apartamentit, i gjerë 2.5 metra, i lartë 1.2 dhe i thellë 1 metra, i ka kushtuar 400 dollarë në muaj.

Peter Berkowitz kishte planifikuar që të ndante apartamentin me dy dhoma me një shok, por e kuptoi shumë shpejt se qiraja ishte e papërballueshme dhe duhet të gjende një zgjidhje me ekonomike.

Peter iu kujtua hoteli ‘Kapsulë”, që kishte parë në muzeun në Nju Jork dhe kështu që vendosi që dhoma e tij të ishte një dollap.

Kjo ide bëri që djali të gjente një apartament në San Francisko me një kosto prej 1000 dollarë në muaj, në të cilin Peter kontribuon me 400 dollarë, ndërsa pjesa tjetër paguhet nga shoku i dhomës.

Pjesa e brendshme e dollapit është e kompletuar me disa pajisje, me krevat dopio, tryezë, kanate dhe disa drita LED.

Burimi: citynews.al