FBI paralajmëron rrezikun e piratimit të makinave

FBI paralajmëron rrezikun e piratimit të makinave

0
SHPËRNDAJE

FBI dhe Administrata e Sigurisë së Trafikut të Autostradave Kombëtare SHBA kanë ngritur zërin për shqetësimin në rritje rreth rrezikut të piratimit të makinave. Në një komunikim theksohet se paralajmërohet publiku të jetë i kujdesshëm nga “kërcënimet kibernetike” lidhur me automjetet.

Vitin e kaluar Fiat Chrysler tërhoqi 1.4 milionë automjete amerikane pasi hulumtuesit e sigurisë mundën të kontrollojnë në distancë një Jeep. Njerëzit që dyshonin se makina e tyre ishte piratuar duhej të kontaktonin me FBI.

Mjetet e reja motorike shpesh kanë të përfshirë teknologji të reja të automjeteve që kanë si qëllim të sigurojnë përfitime të tilla si tipare sigurie, përmirësimi ekonomik i karburantit dhe komoditete të përgjithshme më të mëdha. Me përdorimin në rritje të këtyre teknologjive, është e rëndësishme që konsumatorët dhe prodhuesit të jenë të vetëdijshëm për kërcënimet potenciale kibernetike.

Disa këshilla për konsumatorët përfshijnë:

  • Të siguroheni që programi i automjetit është i përditësuar.
  • Mbani një sy hapur për çdo lajmërim.
  • Kini kujdes kur bëni ndryshime të programit të automjeteve.
  • Duhet të jeni të matur kur lidhni pajisje të treta me automjetin.
  • Jini të vetëdijshëm kush ka qasje fizike në automjetin tuaj.

FBI paralajmëroi gjithashtu se kriminelët mund të hynë dhe në përditësimet në internet të programit të automjetit dhe t’ju dërgojnë një mesazh që mashtron përdoruesin dhe e bën atë të “hapë një shtojcë që përmban program me qëllim të keq”

General Motors dhe BMV kanë lëshuar së fundmi përditësime të reja të sigurisë për të ulur rrezikun e sulmeve të mundshme që mund të lejojë piratët kibernetikë të hapin dyert dhe, në rastin e GM, të ndezin motorin.

IMG_0724


Burimi: vetemtech.com