Facebook sjell një veçori të re, ndihmon të verbrit ‘të shohin’ fotot

Facebook sjell një veçori të re, ndihmon të verbrit ‘të shohin’ fotot

0
SHPËRNDAJE

Facebook ka krijuar një veçori të re për aplikacionin e saj në pajisjet iOS për të ndihmuar të verbrit që “të shohin” fotot. Me ndihmën e inteligjencës artificiale, aplikacioni gjeneron automatikisht një përshkrim të secilës foto, cfarë dhe sa gjëra ndodhen në foto (për shembull, në foto gjenden tre njerëz).

Aplikacioni përdor teknologjinë e njohjes së objekteve për të identifikuar çfarë ka në foto. Kompania ka më shumë se 9 muaj që merret me krijimin e kësaj veçorie dhe e ka provuar tek disa përdorues.

Veçoria e re është në dispozicion në gjuhën angleze për përdoruesit e pajisjeve iOS në SHBA, Britani, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re. Facebook njofton se kjo veçori e re do të përhapet së shpejti edhe tek platforma, gjuhë dhe shtete të tjera.

Le të shpresojmë që Facebook ta sjellë këtë veçori edhe ne gjuhën tonë :)

Artikulli paraprakMedvedev: Rusia mund të ndërpresë lidhjet diplomatike me Ukrainën
Artikulli tjetërBanka e Shqipërisë skeptike për rritjen, me 2016 ekonomia zgjerohet me 3%