Facebook do të ndalojë mbështetjen për BlackBerry

Facebook do të ndalojë mbështetjen për BlackBerry

0
SHPËRNDAJE

Me 1.44 miliardë përdorues mobile aktiv në muaj, Facebook është aplikacioni më popullor në botë.

Fatkeqësisht për përdoruesit Blackberry, ata nuk do të jenë më pjesë e këtyre statistikave në fund të këtij viti, pasi Facebook nuk do të mbështesë më BlackBerry dhe platformën BBOS në fund të vitit 2016.

Ky lajm vjen në më pak se një muaj pasi aplikacioni i mesazheve WhatsApp, i zotëruar nga Facebook, njoftoi se ai nuk do të mbështesë më pajisjet BlackBerry në fund të këtij viti.

“Jemi me të vërtetë shumë të zhgënjyer me vendimin e tyre pasi e dimë që shumë përdorues e duan këtë aplikacion. Ne luftuam që të punojmë më WhatsApp dhe Facebook për të ndryshuar mendjen e tyre, por tashmë, vendimi i tyre është fakt,” shkruan Lou Gazzola, drejtues i BlackBerry App Ecosystem në një postim.

Edhe pse Gazzola lidhi WhatsApp dhe Facebook bashkë, heqja e mbështetjes nga Facebook ishte një goditje më e madhe për sistemin e operimit të BlackBerry. Megjithatë, përdoruesit e BlackBerry nuk do të jenë tërësisht pa Facebook, edhe pse pa mbështetjen zyrtare. Një njoftim i fundit në faqen e internetit të BlackBerry i rekomandon përdoruesit të zhvendosen në versionin me bazë në ueb të Facebook, duke thënë se ai do të ofrojë “alternativën më të mirë të mundshme”.

Burimi: vetemtech.com