Dhunuan punonjësit e policisë bashkiake, në pranga 4 persona

Dhunuan punonjësit e policisë bashkiake, në pranga 4 persona

0
SHPËRNDAJE

U konfliktuan me punonjësit e policisë bashkiake, Policia e Tiranës arreston tregtarët. Në pranga kanë rënë 4 persona; Jetmir Deda, 41 vjeç; Naim Sula, 29 vjeç; Admir Strazimiri, 40 vjeç dhe E. D, 17 vjeç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi policia bashkiake ka qenë duke kryer detyrën për lirimin e hapësirave publike në rrugën “Ferit Xhajko” afër ish-restorant “Durrësi” dhe kanë hasur në kundërshtimin e njërit prej pronareve të bizneseve shtetasit Naim Sula, i cili kishte zëne hapësirën publike.

Ky i fundit së bashku me shtetasit e tjerë të përmendur më sipër, kanë goditur me grusht, karrige dhe sende të tjera elektro-shtëpiake punonjësit e policisë bashkiake duke i shkaktuar dëmtime te ndryshme  në trup. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Tiranë  për veprën penale të “Goditje për shkak të detyrës ”.

13 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com