Shkodër, gjendet një trup i dekompozuar në fshatin Kuç

Shkodër, gjendet një trup i dekompozuar në fshatin Kuç

0
SHPËRNDAJE

Një trup i dekompozuar është gjetur pasditen e kësaj të premteje në fshatin Kuç të qarkut të Shkodrës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave kufoma e dekompozuar është e seksit mashkull dhe e gjatë rreth 1 metër e 70 cm.

Burimet shtojnë se kufoma do të dërgohet në morg ku do t’u nënshtrohet analizave mjeko-ligjore dhe procedurave shkencore për mundësimin e identifikimit.

Ndërkohë, nga mbikëqyrja paraprake ekspertët dyshojnë se trupi gjendej në vendin ku u gjet prej shumë kohësh.

Ndërsa toka ku është bërë zbulimi rezulton në pronësi të shtetasit me inicialet G.H, banues në fshatin Kuç, saktësojnë më tej burimet policore.

22 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com) / TCH

Baner-Web-Digjitalizimi-728x90px

Burimi: gazeta-shqip.com