Anglia, Sam Allardyce zyrtarisht trajneri ri

Anglia, Sam Allardyce zyrtarisht trajneri ri

0
SHPËRNDAJE

Sam Allardyce është zyrtarisht trajneri i ri i Anglisë. Ish tekniku i Sunderland-it firmosi një kontratë 2-vjecare me përfaqësusen e Tre Luanëve dhe do ta drejtojë Anglinë deri në përfundim të Botërorit Rusi 2018. “Big Sam” sic njihet nga të gjithë merr kështu vendin e lënë bosh nga Roy Hodgson, i cili dha dorëheqjen pas eliminimit nga Islanda në raundin e 1/8-ave të Euro 2016. Lajmi për emërimin e Allardyce si trajneri i ri i kombëtares u konfirmua nga federata angleze e futbollit në faqen zyrtare.

Allardyce arriti të fitonte konkurrencën me Steve Bruce dhe Jurgen Klinsmman të cilët ishin dy emrat e tjerë që ishin përfolur për t’u ulur në stolin e Tre Luanëve. Për ta shkëputur 61-vjecarin nga detyra si trajner i Sunderland-it, federata angleze e futbollit pagoi një dëmshpërblim të majmë. Në kontratën e firmosur nga Allardyce me drejtuesit e federatës angleze ekizston edhe opsioni i rinovimit për dy vite të tjera pra deri në fund të Europianit 2020 por gjithcka do të varet nga paraqitjet që do të bëjë Anglia në kampionatin e ardhshëm Botëror. Trajneri 61-vjecar menjëherë pas firmës foli për faqen zyrtare të federatës teksa deklaroi se për të është një nder të jetë trajneri i ri i kombëtares duke shtuar do të bëjë gjithcka për të arritur sa më shumë suksese me Anglinë pasi tifozët e meritojnë dicka të tillë.

Burimi: supersport.al