Ellie Goulding: Problemet me zërin, rrezik për karrierën time!

Ellie Goulding: Problemet me zërin, rrezik për karrierën time!

0
SHPËRNDAJE

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

Ellie Goulding, “Ylli” i njohur për performancat e saj energjike dhe kujdesin që tregon vazhdimisht për shëndetin me ushtrime të rregullta dhe një dietë të ekuilibruar është duke u ndeshur me lodhje të vazhdueshme dhe ka paralajmëruar se rrezikon të humbasë vokalin që e karakterizon.

Këngëtarja, 29 vjeçare ka anuluar dy shfaqje muajin e kaluar për shkak se mjekët i rekomanduan  të mos udhëtojë dhe të mos këndojë.

Gjatë këtij viti Goulding ka luajtur 100 shfaqje në të gjithë botën. Muajin e kaluar ajo njoftoi se ishte tërhequr nga shfaqjet në Finlandë dhe Letoni.

“Unë kam anulluar disa festivale këtë periudhë për shkak të lodhjes. Unë kam bërë rreth 100 shfaqje këtë vit dhe mjeku më tha se nëse do të këndoja edhe këtë fundjavë zëri im nuk mund të rikuperohet më. Pasi bëra disa teste u diagnostikova me lodhje”, tha Ellie për prestigjiozen Standard.

Unë jam shumë punëtore. Nuk do të anuloja asgjë nëse me të vërtetë nuk do të ishte nevoja, por mjeku im tha: “Ellie, zëri juaj nuk mundet më”. Ajo ishte pika ku unë kuptova se isha shumë e lodhur. Pavarësisht të gjithave, vazhdoj të jem pozitive për pjesën tjetër të vitit. Performanca e rradhës është caktuar në datën 31 korrik në Çikago. Deri atëhere ju kërkoj ndjesë fansave që nuk do të jem pranë tyre, vijoi Goulding.

Burimi: glamour / shëndeti.com.al

 

Burimi: shendeti.com.al