Krumë, përleshje mes dy të rinjve; arrestohet agresori

Krumë, përleshje mes dy të rinjve; arrestohet agresori

0
SHPËRNDAJE

Dy të rinj janë përleshur me njëri-tjetrin për motive të dobëta, 22-vjeçari përfundon në spital. Burimet policore raportojnë se Emiljand Peca 18-vjeç është konfliktuar një ditë më parë me shtetasin G.R., 22 vjeç.
Përleshja fizike ka ndodhur në vendin e quajtur “Gjashtkatësh”, Krumë. Peca e ka goditur me grushte 22-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup. Për pasojë, dhunuesi është arrestuar nga policia. Materialet i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprën penale”Plagosja e rëndë me dashje”.

4 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)

Baner-Web-Digjitalizimi-728x90px

Burimi: gazeta-shqip.com