Festa, 25-vjetori i PS do mbledhë bashkë mbi 2 mijë të ftuar

Festa, 25-vjetori i PS do mbledhë bashkë mbi 2 mijë të ftuar

0
SHPËRNDAJE

Data 12 korrik do të mbledhë bashkë socialistët në një festë madhështore, për të kujtuar 25­vjetorin e themelimit të partisë. Edhe pse organizatorët janë shumë të rezervuar për detajet dhe gjithë surprizat që do shoqërojnë festën, mësohet se janë mbi 2.000 të ftuar, mes të cilëve edhe ish-­kryetari i PS-­së, Fatos Nano.

Ftesat do u dërgohen ditë pas dite të gjithë themeluesve të kësaj partie, edhe atyre me të cilët ndër vite ka pasur ndarje mendimesh dhe qëndrimesh.

Nuk dihet ende vendi ku do zhvillohet festa, por zëra thonë se ajo do jetë në ndonjë ambient jashtë Tiranës, për shkak të numrit të madh të të ftuarve.

Vetë Rama ka deklaruar se ky përvjetor do të jetë edhe një nisje e fushatës për zgjedhjet e vitit 2017. Në të pritet edhe shpallja e numrit të anëtarësisë, nëse ajo ka kapur shifrën e 150 mijë anëtarëve, shifër që u vu objektiv në 24­vjetorin e PS-­së. Në këtë ceremoni festive nuk do të mungojnë edhe aleatët, edhe përfaqësues të opozitës, trupi diplomatik etj./Panorama

Burimi: tiranaobserver.al