Fier, gjendet vajza 17-vjeçare: Ika me dëshirë nga shtëpia

Fier, gjendet vajza 17-vjeçare: Ika me dëshirë nga shtëpia

0
SHPËRNDAJE

Është gjetur vajza 17-vjeçare, e cila u denoncua e humbur nga familjarët e saj. Mësohet se shtetasja L.Rr. ka shkuar bashkë me të dashurin në polici, ku ka deklaruar se është larguar me dëshirë nga banesa.

“Në vijim të informacionit për largimin nga banesa të shtetases L.Rr. 17 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, Roskovec, e cila ishte shpallur në kërkim policor, njoftojmë se kjo shtetase u paraqit në drejtorinë vendore të policisë Fier së bashku me të dashurin e saj shtetasin M.Gj, 21 vjeç, banues në Berat. Ajo ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa. Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kësaj kohe të dy këta shtetas kanë qenë në qytetin e Beratit e për rrjedhojë nuk gjendemi përpara një vepre penale”, njofton policia.

1 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)

Baner-Web-Digjitalizimi-728x90px

Burimi: gazeta-shqip.com