Tiranë, arrestohen dy shtetas të shpallur në kërkim

Tiranë, arrestohen dy shtetas të shpallur në kërkim

0
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë Jani (Lavdim) Balla, 41 vjeç, banues në Librazhd, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me masën e arrest me burg për veprat penale, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Përndjekja”.

Po ashtu, është arrestuar edhe shtetasi Xhelal Hoxha, 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me masën e arrest me burg për veprën penale “Mashtrim”.

27 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com