Videoskandali, arrestohet Shukri Xhelili

Videoskandali, arrestohet Shukri Xhelili

0
SHPËRNDAJE

Është arrestuar pasditen e kësaj të hëne ish-kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili. Më herët, prokuroria kishte akuza ndaj tij e për pasojë ka kërkuar masën e sigurisë së arrestit në burg.

Kjo kërkesë është marrë parasysh nga gjykata. Disa ditë më parë në media u publikua një video ku Xhelili i kërkonte favore seksuale një vajzë në këmbim të një vendi pune. Vajza A.A., 20 vjeçe, ka filmuar të gjithë skenën ku e shfaq ish-kreun e Bashkisë së Peshkopisë duke tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të renë.

“Më datë 16 Prill 2016, rreth  orës 19 e 45, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar nëpërmjet Sektorit për Hetimin e Korrupsionit në ekzekutim të vendimit nr 99 datë 16.05.2016 të Gjykatës Shkallës së parë për Krimet e Rënda, ekzekutoj masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Shukri  Xhelili, 56 vjeç, si i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i KP, në kuadër të procedimit penal nr 100 të vitit 2016 regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Kapja dhe ndalimi i tij u bë në Tiranë nga Strukturat e Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

16 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com