Titulli në Tiranë apo në Vlorë, sqarimi i FSHF

Titulli në Tiranë apo në Vlorë, sqarimi i FSHF

0
SHPËRNDAJE

E mërkura do të jetë festa e futbollit shqiptar, teksa do të luhet java e fundit e Superiores, dhe gjithcka është e hapur në cdo front, duke nisur nga cështja e titullit kampion që do të zgjidhet në 90 minutat e fundit. Me Skënderbeun dhe Partizanin që do të luajnë në distancë, FSHF ka marrë masat dhe sa i përket organizimit të festës. Sipas burimeve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, në rast se Skënderbeu do të arrijë të fitojë në Vlorë duke fituar dhe titullin e 6-të radhazi kampion, festa e korcarëve do të zhvillohet një ditë më pas në Korcë dhe jo në qytetin e Vlorës, ku skuadrës së Josës do t’i dorëzohet dhe titulli kampion nëpërmjet një organizimi të posacëm. Në rast se Skënderbeu do të ndalet në Vlorë dhe Partizani do të arrijë të mundë Teutën duke fituar dhe titullin, atëherë festa do të zhvillohet në kryqytet, menjëherë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit kryesor. Kjo zgjedhje e FSHF është miratuar dhe nga vetë klubet, pasi dhe skuadra e Skënderbeut ka dëshirë që trofeun e mundshëm të skuadrës kampione ta ngrejë përpara tifozerisë së saj.

Burimi: supersport.al