“Qemal Stafa” bashkon Ramën dhe Princ Lekën

“Qemal Stafa” bashkon Ramën dhe Princ Lekën

0
SHPËRNDAJE

Gjimnazi “Qemal Stafa” në Tiranë ka festuar 90-vjetorin ndërsa i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit gjatë fjalës së mbajtur vlerësoi disa figura që kanë studiuar në këtë gjimnaz, si Alfred Mojsiu dhe Agim Fagu, ndërsa bëri edhe një batutë me Princi Leka II i cili edhe pse nuk ka studiuar në këtë gjimnaz ishte i pranishëm në ceremoni.

“Ju sot keni këtu edhe Princin Leka, i cili edhe pse nuk ka studiuar në këtë gjimnaz ka ardhur këtu. Madje, gjyshi i tij ka patur probleme të mëdha me Qemal Stafën”, tha Rama.

Kjo batutë e Ramës u kalua me të qeshura edhe nga ana e princi Leka II.

Burimi: tiranaobserver.al