Mashtrimi i qytetarëve për viza, K. Rreshka: E bleva shoqërinë ‘ANDE–LM’ 1...

Mashtrimi i qytetarëve për viza, K. Rreshka: E bleva shoqërinë ‘ANDE–LM’ 1 euro

0
SHPËRNDAJE

Luli Makashi

Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është regjistruar procedimi penal për veprën penale të “Mashtrimi” me pasoja të rënda, i kryer në bashkëpunim, në dëm të disa personave. Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqësore dhe verifikimet e bëra rezulton se në datë 25 prill 2016 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim 26 shtetas, të cilët kanë shpjeguar se kanë aplikuar në vitin 2014, për punësim dhe studime pranë shoqërisë ANDE–LM me administratore shtetasen Luli Makashi,  që ndodhet me seli në rrugën “Ismail Qemali” , Tiranë që të pajiseshin me viza studimi apo punësimi në Kanada, Angli, Australi etj.

Klevis Rreshka
Klevis Rreshka

Pas kontaktit që këta shtetas merrnin me shtetasen Luli Makashi,  ajo ju premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me vizë, dhe për këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës ANDE-LM. Personat që aplikonin, pasi dorëzonin dokumentet që kërkonte kjo shoqëri, ishin në pritje për të dalë viza, dhe shtetasja Luli Makashi ka organizuar dhe takime të ndryshme në hotel xxxxx me persona që janë prezantuar si avokatë Kanadezë, duke shpjeguar dhe procedurat e marrjes së vizës së  aplikantëve. Shtetasit që kanë aplikuar dhe kanë dorëzuar dokumentet për pajisjen me vizë, kanë paguar në llogari të shoqërisë “Ande-LM” Sh.P.K, shuma të konsiderueshme në lekë dhe valutë.

Pasi kanë shkuar në datë 25 prill 2016 pranë zyrave të kësaj shoqërie kanë mësuar se shtetasja Luli Makashi së bashku me vajzën e saj ishin larguar jashtë shtetit, dhe se ne administrim këtë shoqëri ia kishin lënë shtetasit Klevis Rreshka, i cili është prezantuar se e kishte blerë ai këtë shoqëri dhe do i ndiqte ai procedurat për aplikantët që kishin bërë aplikimin dhe për personat që do të aplikonin.

Adeila Makashi
Adeila Makashi

I është marrë deklarim shtetasit Klevis Rreshka, i cili ka sqaruar se ai ka njohje me Adeila Makashi,  vajza e shtetases Luli Makashi, që nga fundi i Dhjetorit të vitit 2015. A.M. para një jave i ka thënë që nuk i kanë mirë punët në shoqërinë që drejtonte ajo së bashku me nënën e saj shtetasen Luli Makashi, pasi nuk po menaxhojnë situatën pasi njerëzit që kishin aplikuar për viza pune dhe studimi donin lekët e paguara, dhe nuk kanë mundësi likuidimi.  Për këtë fakt ka biseduar me Luli Makashim, për problemet e shoqërisë “ANDE-LM” që ishte në vështirësi financiare, dhe  kanë nënshkruar një “Kontrate dore” në të cilën është përshkruar se Luli Makashi ia shet atij shoqërinë “ANDE-LM’, 100 përqind të kuotave të shoqërisë “ANDE-LM”, shpk së bashku me çdo të drejtë dhe detyrim që shoqëria ka ndaj çdo personi të tretë, shtetasit Klevis  Rreshka.

Çmimi i shitjes nga shitësi të blerësi është në shumën prej 1 euro, e cila paguhet nga blerësi në favor të shitësit në momentin e nënshkrimit te kësaj kontrate. Kjo kontratë është bërë në datën 24.04.2016, rreth orës 18.00, në ambientet e shoqërisë “ANDE-LM”. Është ushtruar kontroll në  zyrat e shoqërisë Ande-LM , me administratore shtetasen Luli Makashi, dhe  gjate kontrollit të ushtruar në këto ambiente janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e madhe me dokumentacion aplikimesh dhe refuzimesh të përpiluara nga kjo zyrë si dhe kompjuterat që kanë shërbyer për aplikime apo për mbajtjen e të dhënave.

27 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com