Vizita e Ramës në SHBA, Basha: Ja kënga që do ti këndojnë...

Vizita e Ramës në SHBA, Basha: Ja kënga që do ti këndojnë amerikanët

0
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një intervistë për Tonight Ilva Tare ka komentuar edhe vizitën kryeministrit Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë.

“Nëse ju besoni se Edi Rama do të shkojë në Uashington për të marrë bekimin për regjimin oligarkik që po ndërton në Shqipëri besoj që jeni fare e qartë se kjo nuk mund të ndodhë. Në Uashingon ai do të marrë të gjitha mesazhet dhe shqetësimet që i ka marrë dhe këtu nga Donald Lu, që dëgjova unë në takimet e mia në Uashington në Shtëpinë e Bardhë, në Departamentin e Shtetit, në Senatin amerikan, në Kongres”, tha Basha.

Sakaq ai shtoi se “këto janë mesazhet që, citoj: Është e papranueshme që personat që duhet të jenë prapa hekurave janë sot në parlament dhe bëjnë sot ligjin në institucionet shqiptare, në doganat shqiptare, në polici. Al Kaponet, është një term që u përdor këtu. Nuk më pëlqen të citoj këtu, ka folur dhe më ashpër, ka përmendur Shullazin me emër. Po kështu DASH, PE, OSBE-ODIHR ka folur qartë për vjedhjen dhe shkatërrimin e  zgjedhjeve në Shqipëri në 2015 dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme është një mesazh, një garanci e angazhimit amerikan që unë sjell sot në mënyrë transparentë para qytetarëve. Kjo këngë Edi Ramës do t’i këndohet fare qartë dhe pa asnjë ekuivokë. Do japë efekt apo jo, është çështje tjetër.

Burimi: tiranaobserver.al