NBA, për Portland nuk mjaftojnë 50 pikët e Lillard

NBA, për Portland nuk mjaftojnë 50 pikët e Lillard

0
SHPËRNDAJE

Spektakël dhe emocione deri në sekondën e fundit në Air Canada Center mes Torontos dhe Portland-it. Damian Lillard në parketin kanadez zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira në karrierë duke realizuar në total 50 pikë, të pamjaftushme gjithsesi për të evituar disfatën e Trail Blazzers ndaj Raptors me shifrat 117-115. I mrekuellushëm edhe DeMar DeRozan për vendasit me yllin e Torontos që për pak sa nuk theu rekordin e Adrian Dentley-it dhe Michael Jordan përsa i përket efikasitetit nga vija e gjuajtjeve të lira. DeRozan u ndal në kuotën e 38 pikëve, duke realizuar plot 24 nga 25 gjuajtje të lira gjithsej. 0.9 sekonda përpara fundit DeMar DeRozan pati shansin ideal të ishte 100% i saktë duke vendosur një rekord të ri absolut përsa i përket gjuajtjeve të lira por gaboi në tentativën e fundit. Nga ana tjetër nëse shikon paraqitjen e Lillard të vjen me të vërtetë keq që Portland doli i mundur nga ky duel. Ylli i skuadrës nga Oregoni u shfaq në versionin Stephen Curry gjatë kësaj ndeshjeje duke realizuar një trepikësh nga gjysma e fushës.

Nuk bën skonto Cleveland Cavaliers. Me objektivin për të siguruar sa më shpejtë vendin e parë në klasfikimin e Konferencës së Lindjes skuadra e trajnerit Tyron Lue, kaloi lehtësisht në shtëpi Washington Wizards 108-83. Kyrie Irving me 21 pikë ishte më i miri për Cleveland ndërkohë për skuadrën kryeqytetase kjo ishte humbja e parë pas 4 fitoreve rresht.

Sërish një fitore nën shenjën e Isaiah Thomas. Në Masacussets Boston ka gjetur një basketbollist tek i cili mund të mbështet fuqishëm për tu rikthyer te sukses në Nba. Celtics falë 32 pikëve të Thomas arritën një fitore shumë të rëndësishme ndaj New York Knciks me rezultatin e ngushtë 105-104. Miqëve nuk u mjaftuan 30 pikët e realizuara nga Carmelo Anthony.

Emocione pa fund edhe në Colorado aty ku Brooklyn Nets triumfoi përballë vendasve të Denver Nuggets me shifrat 121-120 vetëm pas kohës shtesë.

Burimi: supersport.al