Shkodër, të shtëna me armë zjarri pranë banesës së një prokurori, s’ka...

Shkodër, të shtëna me armë zjarri pranë banesës së një prokurori, s’ka të lënduar

0
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri automatike janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Qafë Hardhi’, pranë banesës së prokurorit Vat Satka, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër me kallashnikov.

Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar nga të shtënat. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet…

12 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com