Inter, sprint për talentin Fabio Sakaj

Inter, sprint për talentin Fabio Sakaj

0
SHPËRNDAJE

Pas Rey Manajt, Interi vihet në gjurmët e një tjetër talenti shqiptar. Bëhet fjalë për mesfushorin e Modenas, Fabio Sakaj. 17-vjeçari, i lindur në Alatri, komunë e Frosinones, është një prej të rinjve më premtues të momentit në futbollin italian.

 

Interi e kërkon me ngulm kartonin e Sakajt, për të cilin në gjysmën e parë të këtij sezoni është përfolur edhe për interesime nga Juventusi e Sassuolo në Serinë A, por edhe Swansea në Premier League-n angleze. Në prag të Derbit të Italisë që do të luhet të mërkurën në Kupë, zikaltërit synojnë të regjistrojnë një fitore përballë rivalëve të mëdhenj në merkato.

 

Drejtuesit e klubit në Appiano Gentile dëshirojnë ta blejnë kartonin e Sakajt, pavarësisht faktit se futbollisti i ri mund të mos transferohet menjëherë pranë skuadrës. Ideja është ajo e përcaktimit të një opsioni, për të mposhtur konkurrencën rreth talentit. Zikaltërit ofrojnë para dhe huazimin e mesfushorit nga Guinea, Gaston Camara.

 

Një ofertë e pëlqyeshme nga Modena, që do të ishte e gatshme të firmoste marrëveshjen. Edhe pse vetëm 17-vjeçar, Sakaj është një lojtar me personalitet. Teknika dhe shpejtësia në lëvizje janë karakteristikat e djaloshit që po rritet nën urdhërat e legjendarit Hernan Crespo.

 

Trajneri i Modena-s beson te potenciali i Sakajt, duke i dhuruar debutimin në Serie B në moshë fare të vogël. Talenti që mban numrin 11 në shpinë është aktivizuar në 4 ndeshje gjatë këtij sezoni, për një total prej 88 minutash lojë.

Burimi: supersport.al