Dieta 7-ditore: humbisni 3-4 kilogram në një javë

Dieta 7-ditore: humbisni 3-4 kilogram në një javë

0
SHPËRNDAJE

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Rregulli i parë dhe më i rëndësishmi: rrini sa më larg ëmbëlsirave dhe karbohidrateve të papërpunuara. Ju duhet të konsumoni vetëm gjërat e parashikuara në dietë, në qoftë se doni që të arrini rezultate të kënaqshme. Mund të konsumoni dhe kafe ose çaj gjatë dietës, por pa sheqer.

Dita e parë:

Konsumoni çdo lloj fruti, përveç bananeve. Ju mund të hani mollë, shalqi dhe/ose frutat agrume.

Dita e dytë:

Konsumoni vetëm perime të freskëta, ose të ziera. Ju mund t’i hani ato në sallatë duke ju hedhur vetëm pak kripë ose piper dhe pak vaj ulliri.

Dita e tretë:

Kombinoni frutat dhe perimet, të freskëta ose të ziera.

Dita e katërt:

Konsumoni vetëm 3 gota qumësht pa yndyrë dhe banane.

Dita e pestë:

Konsumoni oriz, fruta dhe perime. Përfshini dhe domate, në dietën tuaj në këtë ditë. Gjatë kësaj dite, proçesi i djegies së yndyrës do të jetë më i shpejtë.

Dita e gjashtë:

Konsumoni perime dhe oriz dhe sallatra të ndryshme.

Dita e shtatë:

Vazhdoni të hani oriz, perime, sallatë dhe supë.

KUJDES!!! Ju lutem dietat drastike janë shumë të rrezikshme për shëndetin dhe lëkurën. Nëse doni të humbisni peshë, ju më parë duhet të kosultoheni me mjekun apo dietologun tuaj./ Burimi: justnaturallife

Burimi: shendeti.com.al