Samsung krijon tabletin e parë Windows 10

Samsung krijon tabletin e parë Windows 10

0
SHPËRNDAJE

 

Samsung zbuloi një version të ri të serisë së tabletëve Galaxy, por ndryshe nga pajisjet e tjera Galaxy, ky tablet i ri nuk operon me sistemin Android por me Windows 10.

Tableti i ri Galaxy TabPro S ka ekran 12 inç Super AMOLED, dhe ofrohet me platformën Windows 10 Home për klientët ose Windows 10 Pro për bizneset. Ky tablet është gjithashtu i pari që mbështet lidhjen 4G LTE të kategorisë së gjashtë.

Disa nga veçoritë e tij janë:

  • Ekrani 12 inç Super AMOLED me rezolucion 2160×1440 pikselë
  • Gjenerata e gjashtë e procesorit Intel Core M me dy bërthama me shpejtësi 2.2GHz
  • 4GB RAM
  • 128GB ose 256GB SSD
  • Kamerë të pasme 5MP me vetë-fokusim
  • Kamerë ballore 5MP
  • GPS / GLONASS
  • Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac MIMO
  • NFC
  • Bluetooth 4.1
  • Rrjetin 4G LTE të kategorisë së gjashtë
  • Bateri me kapacitet 5200mAh
  • 693g (Wi-Fi); 696g (4G LTE)

Tableti ofrohet së bashku me tastierën dhe disa adaptues me shumë porta, si HDMI dhe USB të tipit A dhe C, të cilat mund të blihen veç e veç, së bashku me një laps digjital me Bluetooth.

Samsung ka konfirmuar për uebsajtin FraWin.com se pajisja do të dalë në treg muajin e ardhshëm, me çmimet që do të fillojnë nga 899 euro për modelin me Wi-Fi, deri në 1199 euro për modelin me rrjetin 4G LTE.

Burimi: vetemtech.com