iOS 9.3 fokusohet tek edukimi

iOS 9.3 fokusohet tek edukimi

0
SHPËRNDAJE

Apple e ka cilësuar gjithmonë iPad-in si një mjet për shkollat, por nuk ofruar asnjë shërbim deri tani për edukimin. Gjithsesi kjo do të ndryshojë së shpejti: Apple ka vendosur që t’ia kushtojë iOS 9.3 edukimit të fëmijëve.  Kompania zbuloi disa nga veçoritë e reja që do të vijnë tek versioni i ri iOS, ku pjesa më e madhe e tyre i kushtohen edukimit.  Një ndër veçoritë kryesore është mbështetja e disa përdoruesve. Stafi i shkollës do të ketë mundësi të vendosë profile për secilin fëmijë në klasë, dhe këto profile do të mund të aksesohen nga çdo iPad i klasës.

Apple ka vendosur të shtojë këtë veçori për shkollat, pasi ka kuptuar seshkolla nuk ka mundësi t’i sigurojë një iPad çdo studenti. Në këtë mënyrë, nxënësit do të kenë mundësi të logohen tek një llogari e personalizuar dhe të përdorin aplikacionet dhe materiale të tjera që duhen për mësimin. Për t’u siguruar që profili i një individi të mos zërë shumë hapësirë, iPad do të ri-shkarkojnë pjesën më të madhe të përmbajtjeve që iu duhen nxënësve.

Me versionin e ri të sistemit operativ, stafi i shkollës do të ketë mundësi të shikojë se çfarë po bëjnë studentët në iPad. Mësuesi, për shembull, do të mudn të shohë çfarë aplikacioni kanë hapur studentët, si dhe do të mund të hapin njëkohësisht aplikacione, uebsajte dhe faqe të ndryshme libri tek të gjithë iPad-ët në klasë. Ata do të mund të ndalojnë gjithashtu nxënësin të përdorë një aplikacion të caktuar.

Apple do të krijojë një uebsajt ku shkollat do të kenë mundësi të menaxhojnë të gjitha llogaritë për studentët dhe stafin, dhe për të blerë dhe shpërndarë aplikacione dhe libra.


Burimi: vetemtech.com