Njihuni me 4 zakonet që dëmtojnë rëndë lëkurën!

Njihuni me 4 zakonet që dëmtojnë rëndë lëkurën!

0
SHPËRNDAJE

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Duke u përpjekur të bëni më të mirën për lëkurën, ndoshta jeni duke bërë disa gabime fatale. Me siguri blini të gjitha produktet më të mira dhe i përdorni ato rregullisht, por në qoftë se praktikoni zakonet e mëposhtme mund t’i shkaktoni dëme të rënda lëkurës.

Nuk mbroheni nga rrezet e diellit: Është e rëndësishme që gjithmonë të aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit, nëse doni të mbroni fytyrën nga plakjen e parakohshme. 90% e të gjitha rrudhave, shfaqen si pasojë e ekspozimit ndaj diellit dhe vetëm 10% janë gjenetike. Edhe nëse nuk ka diell duhet të përdorni krem me filtra mbrojtës për lëkurën.

Hani ushqime shumë të ëmbla: Nëse hani shumë sheqer mund të përshpejtoni procesin e plakjes, thotë Patricia Farris, dermatologe në New Orleans. Sheqeri i tepërt dëmton kolagjenin dhe elastinën në lëkurë tuaj, duke e bërë atë të rrudhosur dhe të plakur. Hani shumë fruta, perime dhe peshk, duke shmangur sheqerin.

Nuk flini mjaftueshëm: lëkura rikuperohet ndërsa ju flini, kështu që nëse nuk flini mjaftueshëm i hiqni lëkurës mundësinë për të riparuar vetveten. Studimet e fundit tregojnë se njerëzit të cilët nuk flenë mjaftueshëm ose nuk bien në gjumë shpejt, janë të prirur të kenë më shumë rrudha dhe më pak elasticitet, krahasuar me ata që flenë mjaftueshëm. I rrituri mesatar ka nevojë për 7-8 orë gjumë natën, kështu që për lëkurë më të mirë, duhet të përpiqeni ta mbani në këtë rregull.

Pirja e duhanit: është zakoni më i dëmshm, kur është fjala për kujdesin e lëkurës. Nëse jeni duhanpirës jeni më të ekspozuar ndaj rrudhave sepse ato formohen me çdo tym që thithni. Përpiquni ta shmangni duhanin nëse e doni shëndetin e lëkurës!

Burimi: //www.mrhealthylife.com

              http://www.topnaturaltips.com/

 

Burimi: shendeti.com.al