Tahiri: Viti 2015,  sukses i Policisë së Shtetit

Tahiri: Viti 2015,  sukses i Policisë së Shtetit

0
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri  bëri  sot bilancin e Policisë së Shtetit për 2015. Ai tha se ky është një vit suksesi për gjithçka që policia ka arritur së bashku me qytetarët.

Në një deklaratë për mediat, Tahiri tha se gjatë 2015, policia ka zhvilluar 4450 takime sensibilizuese me komunitetin, për të forcuar partneritetin mes qytetarëve dhe policisë. “Numri i telefonatave në sallën operative është 194 mijë, rreth 500 telefonata në ditë.

Kjo tregon besimin e qytetarëve në Policinë e Shtetit dhe që janë të gatshëm të ndajnë informacionin me ne.  Mbi 35 mijë raportime janë bërë nga Komisariati Dixhital,  për çështje që shqetësojnë qytetarët në komunitetin që jetojnë”, tha Tahiri.

5 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com