PD: Rama dha Skavicën pa garë dhe transparencë

PD: Rama dha Skavicën pa garë dhe transparencë

0
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike përmes Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun Grida Duma akuzoi kryeministrin Rama se i ka dhënë pa garë dhe transparencë një firme turke ndëritmin e hidrocentralit të Skavicës.

“I kërkuam Ramës të përgjigjej po bënte apo jo negociata të fshehta e të paligjshme për të dhënë pa garë e pa transparencë projektin më të rëndësishëm energjetik në Shqipëri, ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës,  një kompanie turke, Suzer & Nurol Group. Siç bën gjithmonë kur do të fshihet dhe është në siklet, kryeministri reagoi duke akuzuar opozitën por sërish pa i dhënë asnjë llogari, asnjë përgjigje qytetarëve shqiptarë. Por para disa javësh, i gjendur në presion, Ministri i tij Ahmetaj pohon vetë se Skavica i është dhënë një kompanie turke”, tha Duma.

Më tej, Duma shtoi se “Skavica ka përfunduar si gjithë të tjerat dhe siç ne paralajmëruam pa garë e transparencë ashtu siç Rama u ka dhënë miqve të vetë koncensionet në shëndetësi, ashtu siç jep tenderat dhe u hap traun e doganës, ashtu siç negocioi fshehtas vjedhjen e shekullit, aferën CEZ ku iu mori shqiptarëve 600 milionë euro nga xhepat dhe taksat e tyre”.

Burimi: tiranaobserver.al