Implanti që shokoi mjekët, ja çfarë gjetën në brendësi!

Implanti që shokoi mjekët, ja çfarë gjetën në brendësi!

0
SHPËRNDAJE

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Ana Zigenhorn nga Florida nënë e dy fëmijëve, në vitin 2011, pas shtimit të disa kileve pati probleme serioze me shëndetin. Në kohën kur filloi të fitojë peshë vizioni i saj u turbullua dhe filloi të ndjente dhimbje në të gjithë trupin. Në një periudhë prej nëntë muajsh ajo nuk mund të fliste dhe komunikonte me njerëzit nëpërmjet një dërrase të zezë.

Shumë mjekë e vizituan për të gjetur një diagnozë të saktë por nuk arritën të përcaktojnë shkakun deri në momentin që vendosën të hapin pjesën e gjoksit, ku dhe zbuluan një vatër myku.

Zigenhorn shkoi në shumë specialistë, por askush nuk mund të kuptonte shkaktarin e mykut në pjesën e gjoksit.  Dr. Susan Kolb, ekspert për implantet e gjirit, hodhi idenë se implanti i gjoksit që kjo grua kishte bërë disa vite më parë mund të ishte shkaktari. Pas eliminimit të implantit, trupi i saj filloi te rikuperohet dhe te funksionojë si duhet.

Nga ekspertiza e kryer dolën përfundimet se implanti përmbante myk, i cili me kalimin e viteve filloi të dëmtojë organet e saj.

Ky rast nuk ka ndodhur vetëm me Ana Zigenhorn, ka shumë raste të ngjashëm. Specialisti Kolb,  thekson se implantet duhet të ndryshohen çdo 8 deri në 15 vjet, në mënyrë që të mos dëmtoni shëndetin.

Burimi:  www.cuisineandhealth.com

Burimi: shendeti.com.al