I dhuron veshkën e tij kolegut, që fëmijët të mos mbeteshin pa...

I dhuron veshkën e tij kolegut, që fëmijët të mos mbeteshin pa baba!

0
SHPËRNDAJE




Familjarët e Burrel Davis, inspektor policie i Nashville, Tennessee, SHBA, kishin vetëm një dëshirë për Krishtlindje, dhe ajo ishte që të dilte ndonjë dhurues i veshkës. Ky oficer policie 40-vjeçar dhe baba i dy fëmijëve kishte problem me funksionimin e veshkave, dhe e vetmja shpresë ishte një transplant i atij organi. Kolegu i tij Eric Croëder e dinte në lidhje me sëmundjen dhe polici filloi të mendojë se si ta ndihmonte atë. Ai vendosi që t’i dhuronte veshkën e tij dhe pasi shkoi në testim e kuptoi se ato janë të përputhshme, dhe i tha kolegut të tij se do t’ia dhuronte. “Ajo që unë saktësisht mund ta ndihmojë atë është me të vërtetë një bekim”, tha Eric. Përveç se ata dy janë miq edhe vajzat e tyre janë mikesha, kjo ishte arsyeja plus për Eric për të ndihmuar kolegun e tij. “Nuk dua të shoh fëmijët e tij të rriten pa baba”, tha ai duke shtuar se Davis vazhdimisht i ka thënë se nuk duhet ta bëjë atë.  “Oficerët Davis dhe Croëder dolën nga salla e operacionit dhe tani ndjehen mirë. Ne shpresojmë që shpejt do të shërohen dhe së shpejti do të kthehet në punë”, thuhet në deklaratën e stacionit të policisë nga Nashville.

Burimi: kohajone.com