Bllokimi i aksit Korçë-Kapshticë, ARRSH penalizon firmën kontraktore

Bllokimi i aksit Korçë-Kapshticë, ARRSH penalizon firmën kontraktore

0
SHPËRNDAJE

Drejtori i ARRSH Dashamir Gjika ka penalizuar firmën kontraktore të aksit Korçë-Kapshticë. Ky vendim u mor pas bllokimit prej 2 orësh të këtij aksi rrugor.

Gjatë takimit që zhvilloi me firmat nënkontraktore Gjika bëri të ditur vendimin, duke kërkuar që të gjitha mjetet të jenë në gatishmëri të plotë.

“Ka qenë bllokuar për dy orë trafiku, kompania e mirëmbajtjes nuk ka qenë në nivelin e duhur, madje ka pasur dhe një denoncim për këtë kompani. Ne jemi duke vlerësuar situatën, sigurisht që do të ketë penalitete për kompani që nuk i përgjigjen kontratave të mirëmbajtjes. Madje, këto penalitete do të jenë dhe ekstreme duke u ndërprerë kontratën të gjithë atyre kontraktorëve, akset e të cilëve do të paraqesin probleme”, tha kreu i ARRSH-së.

Sipas tij nuk do të ketë asnjë tolerim dhe se ky aks rrugor duhet të funksionojë normalisht. ARRSH sqaron se qarkullimi është normal në akset e Korçës.

5 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi: gazeta-shqip.com