Sekreti i jetëgjatësisë, rrëfehet 109-vjeçari britanik

Sekreti i jetëgjatësisë, rrëfehet 109-vjeçari britanik

0
SHPËRNDAJE


 


Një 109 vjeçar tregon sekretin e jetëgjatësisë. George Higgs, i cili kishte lindur më 1 janar 1907, të premten e festoi ditëlindjen e tij të 109 me një torte dhe një aheng në shtëpinë e shëndetit në George Hythe House, Leicester, raporton The Telegraph.


Ai ka përjetuar dy luftërat botërore, ndërsa tani ka dy stërnipër që i jetojnë në Amerikë. Higgs është shprehur se nuk e ka pritur që të ndihej kaq mirë në moshën 109 vjeçare, duke shtuar se sekreti për jetëgjatësi është që të mos brengoseni për ndonjë gjë.


“Nuk është keq. Në moshën 109 nuk e kam pritur që të ndihem kaq mirë. Sekreti për një jetë të gjatë është që të mos shqetësosh për asgjë, thjesht duhen pranuar gjërat siç vijnë”, është shprehur Higgs. Partnerja e tij e re, Stella Fawcett, 92 vjeçare, është shprehur se nuk do ta ndërronte atë edhe sikur t’i jepnin të gjithë botën.

Burimi: kohajone.com