Kickboxing, mënyra më e mirë për vetëmbrojtje dhe një trup të tonifikuar

Kickboxing, mënyra më e mirë për vetëmbrojtje dhe një trup të tonifikuar

0
SHPËRNDAJE

Kickboxing (kikboks) është një sport luftarak i bazuar në shqelma dhe grushta, i bazuar në karate, muaitai dhe në boksin perëndimor. Përveçse si vetëmbrojtje, kickboxing përdoret edhe si program palestre për rënie peshe, duke siguruar që trupi të ketë përmirësim të plotë, duke rritur parametrat kardiovaskularë, si dhe tonifikimin e muskujve. Ushtrimi rregullisht i kikboksit përmirëson muskujt e mëdhenj duke siguruar ekuilibër më të mirë, fleksibilitet dhe vetëbesim.

Ndërsa trajnimi është i këndshëm dhe ka diversitet, ai gjithashtu  ka një varietet shumë të gjerë ushtrimesh, kështu që mundësia për t’u mërzitur është shumë e ulët.

“Te Stela Sport Center” pranë “Te Stela Resort” ofron për të gjithë seanca kikboksi, të cilat drejtohen nga kampioni botëror i kikboksit Frenkli Myftari.

Kështu mund t’i jepni vetes mundësinë jo thjesht për të pasur një trup të mirë, në formë dhe në peshën që ju kërkoni, por gjithashtu do të mund të mbroni veten tuaj në çdo situatë.

Burimi: shendeti.com.al