Yahoo njofton përdoruesit në rast të sulmeve kibernetike të sponsorizuar nga shteti

Yahoo njofton përdoruesit në rast të sulmeve kibernetike të sponsorizuar nga shteti

0
SHPËRNDAJE

Yahoo njoftoi në një postim në blogun e saj se do të paralajmërojë përdoruesit nëse dyshon se llogaria e tyre është vënë në shënjestër të piratëve kibernetikë të sponsorizuar nga shteti. Kompania po ndjek hapat e gjigantëve të teknologjisë, si Facebook, Twitter dhe Google, të cilët kanë kohë që e ofrojnë këtë masë sigurie tek përdoruesit.

“Yahoo do t’ju njoftojë nëse dyshojmë se llogaria juaj mund të jetë vënë në shënjestër të aktorëve të sponsorizuar nga shteti,” tha Bob Lord, shefi i sigurisë tek Yahoo. “Ne do t’i njoftojmë përdoruesit që të marrin masa për të mbrojtur llogaritë dhe pajisjet e tyre nga sulmet e sofistikuara kibernetike.

Kompania i këshillon përdoruesit që të përdorin një fjalëkalim të sigurt dhe unik, të rishikojnë aktivitetin e fundit tek konfigurimet e llogarisë, dhe të kontrollojnë informacionet për rregullimin e llogarisë si dhe postën elektronike.


Burimi: vetemtech.com