Krevati që të mbron nga tërmetet | VIDEO

Krevati që të mbron nga tërmetet | VIDEO

0
SHPËRNDAJE



Tërmetet. Armiku më i vjetër i njerëzimit. Nëse jetoni në një zonë sizmike, rreziku nga tërmetet është gjithnjë prezent.

Për këtë na vjen në ndihmë krevati që të mbron nga tërmetet. Ky krevat është shpikur nga kinezi Wang Wenxi, i cili siguroi një patentë për krevatin rezistent ndaj tërmeteve në vitin 2010. Që atëherë ai është marrë me krijimin e këtij krevati për të ofruar më shumë siguri tek njerëzit.

Krevati është i pajisur me sensorë që ndiejnë lëkundjet e tokës. Me t’u aktivizuar sensorët, në rastet kur bie tërmet, dysheku futet brenda një arke të krijuar me hekur, dhe qëndron pa lëvizur, edhe nëse e gjithë bota shembet mbi ju.

Brenda arkës janë vendosur shishe uji, maskat kundër gazit, bombola e oksigjenit dhe kutia e ndihmës së shpejtë.

Artikulli paraprakTragjedia e radhës në Egje, mbyten 11 emigrantë, mes tyre 3 fëmijë
Artikulli tjetërHuawei i bashkohet klubit të Apple dhe Samsung